Vesel Makolli: Nuk ka marrëveshje PAN-AKR
Vesel Makolli: Nuk ka marrëveshje PAN-AKR
17.08.2017 | 16:39
Aleanca Kosova e Re (AKR) nuk ka bërë marrëveshje për krijimin e institucioneve me koalicionin PAN dhe kjo nuk pritet të ndodhë, sipas sekretarit të përgjithshëm të kësaj partie, Vesel Makolli.
Ai ka thënë për “KosovaPress” se AKR-ja është në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe do t’i rrinë besnik këtij koalicioni.
Sa i përket asaj që kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli u ka dhënë afat dhjetëditësh Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje! që të merren vesh për formimin e Qeverisë, Makolli thotë kjo deklaratë duhet të kuptohet si shtytje që LV-ja dhe LDK-ja të bëjnë marrëveshje në letër. “Deklarata e presidentit tonë pak është keqinterpretuar, por ndoshta është interpretuar edhe nga një kënd tjetër se ai nuk ka dhënë ultimatum në atë kuptimin që po flitet. Por, ai ka kërkuar që opozita, aty ky janë edhe Vetëvendosja, edhe LDK-ja edhe na, e që i kemi 61 deputetë ka kërkuar që të jenë unike. Deri më tani nuk ka një marrëveshje tamam të qitur në letër të nënshkruar nga të gjithë deputetët”, ka thënë Makolli.