Veseli-Gutaj: Kosova po jep kontribut në luftimin e dukurive kërcënuese
Veseli-Gutaj: Kosova po jep kontribut në luftimin e dukurive kërcënuese
21.04.2017 | 11:59
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Luljeta Veseli-Gutaj, ka deklaruar se Kosova përballet me një mjedis të sigurt që është i favorshëm, por edhe kompleks.
“Sfidat kryesore që janë jo vetëm për Kosovën, por edhe vendet e rajonit janë dukuritë e terrorizmit dhe krimeve kibernetike. Kosova nuk e ka mundësinë e bashkëpunimit multirajonal, por kjo po kompensohet me bashkëpunim rajonal dhe duke funksionuar me SHBA-të dhe shtetet e BE-së që e kanë njohur Kosovën”, ka thënë Gutaj. Ajo ka thënë se mbrojtja e sigurisë është interes i çdo shteti. “Përballja me sukses me terrorizëm është i mundur vetëm me koordinim në nivel vendi dhe ndërkombëtar. Është bërë e qartë se Kosova po jap kontribut të madh në luftimin e dukurive kërcënuese”, ka theksuar ajo në sesionin e dytë punues të mbledhjes së tretë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë.
 
Redaksia online
(a.m. / epokaere.com)