Veseli dënon sulmin ndaj Zogajt dhe Ollurit
Veseli dënon sulmin ndaj Zogajt dhe Ollurit
17.08.2017 | 14:01
Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka dënuar sulmin ndaj ushtruesit të detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj dhe gazetarit Parim Olluri.

Ai ka kërkuar nga organet e drejtësisë që sa më shpejtë t’i zbardhin këto raste. “Janë të papranueshme dhe të patolerueshme sulmet e djeshme ndaj drejtorit Sokol Zogaj dhe gazetarit Parim Olluri. Ky shtet është ndërtuar mbi vlera të larta të demokracisë dhe i tillë duhet të mbetet. Organet e drejtësisë, pa asnjë zvarritje, duhet t’i zbardhin këto raste!”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.