Yildizi: Mbështetja për Kosovën do të thellohet edhe më shumë
Yildizi: Mbështetja për Kosovën do të thellohet edhe më shumë
21.04.2017 | 17:15
Ministri i Administratës Publike (MAP), Mahir Yagcilari, ka pritur të premten në takim zëvendësministrin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Yildiz.
Me këtë rast, ministri Yagcilar, pasi ka falënderuar zëvendësministrin Yildiz, për vizitën e realizuar në MAP, e njoftoi me fushë veprimtarinë e ministrisë që ai drejton. Në këtë takim, që kishte karakter miqësor, u elaboruan edhe aspektet dhe rëndësia e partneritetit Kosovë-Turqi.
Ministri Yagcilar, duke falënderuar për bashkëpunimin dhe mbështetjen e deritashme për Kosovën nga Republika e Turqisë, u angazhua për thellimin e këtij bashkëpunimi që është në interes të dy vendeve mike.
Edhe zëvendësministri turk Ahmet Yildiz, duke shprehur kënaqësinë për miqësinë, tashmë tradicionale, ndërmjet dy vendeve tona, ka theksuar se mbështetja për Kosovën nga ana e shtetit turk, do të thellohet dhe fuqizohet edhe më shumë. Në fund të takimit ministri Yagcilar dhe zëvendësministri Yildiz dhanë një konferencë për medie.