Ymeri: Me ligjin për FSK-në s’bëhet ushtria, por zgjerohen kompetencat
Ymeri: Me ligjin për FSK-në s’bëhet ushtria, por zgjerohen kompetencat
20.03.2017 | 11:55
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Visar Ymeri, në tryezën e organizuar nga kjo lëvizje, ka thënë se me Projektligjin për FSK-në nuk po bëhet ushtria siç pritej por vetëm po i zgjerohen kompetencat e saj.
Ymeri ka thënë se që prej çlirimit të Kosovës vazhdimisht është premtuar formimi i ushtrisë. Ai ka thënë se para zgjedhjeve të vitit 2014 janë sjellë disa amendamente kushtetuese që mundësonin formimin e Forcave të Armatosura.
Ymeri ka thënë se diskursi në atë kohë nuk ka qenë në nivel institucional. “Në atë kohë Qeveria e Kosovës u tërhoq vet nga ato amendamente kushtetuese… Edhe atëherë këto amendamente u sollën pak para zgjedhjeve”, ka thënë Ymeri, raporton “lajmi.net”. Në atë kohë qëndrimi i Vetëvendosjes sipas Ymerit ka qenë i qartë. Ai ka thënë se Vetëvendosje! ka kërkuar që të silleshin në Kuvend ato amendamente dhe mos të vazhdoheshin ulëset e rezervuara për pakicat.