Zeka kujton heroin Isa Kastrati (Foto)
Zeka kujton heroin Isa Kastrati (Foto)
21.04.2017 | 12:20
Anëtari i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Izmi Zeka, ka përkujtuar dëshmorin e kombit Isa Kastrati në 18-vjetorin e rënies së tij.
“18 vjet nga rënia e njërit prej idealistëve të pas luftës së dytë botërore ,njeriut që sakrifikoi gjithçka për bashkimin kombëtar heroin e paepur Isa Kastrati. As burgjet jugosllave nuk e thyen titanikun e Gollakut e të tërë Kosovës në përballje me hienat serbe e edhe lufta çlirimtare ishte episodi i fundit ku përmbylli një cikël jetësor për të triumfuar jeta e të tjerëve dhe liria si fundament shpirtëror i qenies shqiptare. Lufta e UÇK-së trandi themelet e Serbisë e në këtë kontekst dëshmori Isa Kastrati është pijetari i luftës së pakompromisë për idealet shtetërore dhe bashkimin kombëtar. Barbaria serbe u mbyt aty ku dëshmori Isa Kastrati vuri themelet me gjakun e tij, djersën dhe angazhimin shumë vjeçar për çlirim. Sot prehet i qetë i ngritur në shtatore , i buzëqeshur si dikur në kohën Hasan Prishtinës, Ismajl Qemajlit e shume të tjerë”, ka shkruar Zeka në profilin e vet në “Facebook”.