“Instagram”-i funksionon pa internet për “Android”
“Instagram”-i funksionon pa internet për “Android”
21.04.2017 | 12:27
“Facebook”-u ka bërë me dije, në konferencën e zhvilluesve F8, se versioni i “Instagram”-it në “Android” do të mund të jetë funksional edhe “offline”.
Në fakt, kjo po ndodh aktualisht në disa pjesë të botës. Mënyra “offline”, sipas “TechCrunch”-it, do të punojë edhe për “iOS”-in. Kjo mënyrë shkon përtej thjesht ruajtjes së një drafti apo renditjes së një foto në krye të “feed”-it, që aktualisht aplikacioni e lejon kur ata përpiqen të postojnë me shërbim të dobët interneti.
Por gjithashtu tani mund të pëlqeni apo komentoni në fotot e përdoruesve të tjerë, apo thjesht të ndjekë apo jo një llogari, pa lidhje interneti. Në momentin e parë që telefoni juaj ka akses interneti, “Instagram” do t’u rikthehet këtyre historive dhe do të plotësojë veprimet një për një.
Për më tepër, “Instagram”-i do të bëjë “cache” në mënyrë efektive disa pjesë të aplikacionit si “Explore” apo profilet që keni parë zakonisht, kështu që nuk do të filloni me një ekran të bardhë kur nuk keni lidhje të mirë.
“Facebook”-u thotë se kjo e bën më të përdorshëm “Instagram”-in dhe kur është “offline” për të siguruar eksperiencat e përdoruesve në vende ku nuk ka shërbim interneti apo ai është i kufizuar.
List of videos