Qeni qëndron pranë varrit të pronarit 11 vjet
Qeni qëndron pranë varrit të pronarit 11 vjet
17.08.2017 | 15:37
Një qen besnik ka qëndruar 11 vjet pranë varrit të pronarit të tij të vdekur.
Miguel Guzman vdiq papritur në vitin 2006 në Argjentinë dhe qeni i tij “Capitan” qëndroi pranë varrit çdo ditë. Mesa duket, synon të qëndrojë ende besnik ndaj tij, pasi vazhdon të qëndrojë aty, pavarësisht se është tërësisht i verbër dhe mezi mund të ecë. Punëtorët e varrezave, të cilët e ushqejnë dhe kujdesen për qenin 15-vjeçar, thanë se Capitan duket sikur mezi po pret ditën të bashkohet me pronarin e tij, raporton “Daily Mail”.
List of videos