Dominimi i Bayernit e rrezikon Bundesligën
Dominimi i Bayernit e rrezikon Bundesligën
20.03.2017 | 23:14
Mbizotërimi i Bayern Munchen e kërcënon reputacionin e Bundesligës, sipas Christian Seifert, shefit të Ligës Gjermane të Futbollit.
Ai ka thënë se rivalët e bavarezëve duhet të tregojnë ambicie më të mëdha në mënyrë që ta largojnë këtë dallim. “Është e qartë, dhe ju nuk mund ta fajësoni Bayernin për këtë gjë, por nëse Bayern bëhen kampionë edhe disa herë të tjera me rradhë, kjo nuk do të ishte shumë e favorshme për perceptimin e garave jashtë Gjermanisë”, Seifert i tha revistës Kicker. Në Gjermani, asnjë nga 17 klubet nuk flet për ndjekjen që duhet t’ia bëjnë Bayernit dhe kjo gjë duhet të ndryshojë”, shtoi ai./Klan Kosova.
List of videos