Kloppi nuk e dëshiron Hartin në Liverpool
Kloppi nuk e dëshiron Hartin në Liverpool
21.04.2017 | 10:24
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se nuk e ka ndërmend ta ofrojë në skuadër portierin e Torinos, Joe Hart. Portieri i Manchester Cityt është në huazim te Torino dhe kërkon kthimin në Angli.
Por dera për të është mbyllur nga Liverpooli. “Më pyesni gjithmonë për portier, por kurrë nuk e thoni emrin. A është Joe Hart? Ai është një portier fantastik, portieri i kombëtares së Anglisë, ka cilësi të larta. Nuk është për ne në këtë kohë dhe shpresojmë jo edhe në të ardhmen - jo për të Joe, por sepse ne tashmë kemi dy portierë të fortë”, ka thënë Kloppi.
List of videos