Liga e Kampionëve: Real-Atletico, Monaco-Juventus
Liga e Kampionëve: Real-Atletico, Monaco-Juventus
21.04.2017 | 12:28
Sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.
Ky short ka sjell përballjen e dy skuadrave spanjolle nga Madridi, Realit dhe Atleticos, kurse në ndeshjen tjetër Monaco e pret skuadrën e Juventusit.
Për të arritur deri këtu Reali e ka eliminuar Bayern Munchenin, kurse Atletico e eliminoi kampionen e Premier Ligës, Leicester Cityn. Ndërsa Monaco pa ndonjë problem e eliminoi Borussia Dortmundin, kurse Juve e la jashtë garës më të fortë në futboll skuadrën e Barcelonës.
 
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)
List of videos