Përfundon sezoni për Ibrahimoviqin
Përfundon sezoni për Ibrahimoviqin
21.04.2017 | 17:53
Zlatan Ibrahimoviq pritet të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit për Manchester United.
Ky lajm është bërë i ditur nga “Sky Sports”. Sulmuesi suedez dëmtoi ligamentin e gjurit në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Ligës së Evropës ndaj Anderlecht në “Old Trafford”. Ekziston mundësia që Ibrahimoviqi të ketë luajtur ndeshjen e fundit me “Djajtë e Kuq”. Mourinhon e presin javë të vështira në krye të United pasi përveç Ibrës ndaj Anderlechtit u dëmtua edhe Marcos Rojo.
List of videos