Simeone nuk mendon për Realin, por për Espanyolin
Simeone nuk mendon për Realin, por për Espanyolin
21.04.2017 | 17:40
Atletico Madridit i duhet edhe një herë t’i bëjë llogaritë me Real Madridin në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e Diego Simeones, do të takohet me Real Madridin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, nga e cila skuadër është eliminuar tre herë në tre edicionet e fundit, duke llogaritur edhe finalet e vitit 2014 dhe 2016.
Por, trajneri Simeone, ka refuzuar të flasë për përballjen me Real Madridin në konferencën për shtyp, duke thënë se tani për tani, po mendon vetëm për Espanyolin, ku kërkon që skuadra e tij të luftojë për pozitën e tretë në La Liga.
“Real Madrid? Ne mendojmë vetëm për Espanyolin dhe asgjë tjetër”, është përgjigjur Simeone.
List of videos