Sulmi ndaj ekipit të Dortmundit nuk kishte sfond terrorist
Sulmi ndaj ekipit të Dortmundit nuk kishte sfond terrorist
21.04.2017 | 12:04
Një javë e gjysmë pas sulmit kundër ekipit të Borussia Dortmund, është arrestuar një person i cili dyshohet të ketë kryer këtë sulm. Sot autoritet gjermane kane bërë me dije se i arrestuari është 28 vjeçari Sergej W dhe se sulmi nuk kishte qëllime terroriste.
Sipas autoriteteve gjermane, Sergej W. nuk është pjesëtar i ndonjë rrjeti terrorist apo grupi ekstremist dhe se ai ka vepruar nga lakmia për përfitime financiare. Të premten në mëngjes është kumtuar se ai ka të dhëna të forta se Sergej W. e ka planifikuar dhe kryer këtë sulm me qëllim përfitimi financiar. Ai kishte planifikuar të vrasë sa më shumë lojtarë të Dortmundit dhe që në këtë mënyrë të bien në bursë vlerat e aksioneve të këtij klubi. Ai më parë kishte vënë bast se do të bjerë vlera e aksioneve të këtij klubi dhe kishte blerë opsione, që i mundësonin një fitimin me miliona euro. Sergej kishte marrë madje edhe kredi për të blerë opsionet, të cilat ia mundësojnë përfitime në bursë. Sulmi kishte ndodhur me 11 prill, në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve në futboll, kundër Monakos. Si pasojë e tri shpërthimeve të ndodhura pranë autobusit me ekipin është plagosur lojtari Marc Bartra dhe një polic. DW
List of videos