Mancini publikon listën, shumë ndryshime te Italia
Trajneri i Azzurrëve ka bërë disa thirrje të befasishme në prag të ndeshjeve të këtij muaji.
Roberto Mancini ka publikuar sot listën me 28 futbollistët që do të grumbullojë për dy ndeshjet e radhës, miqësoren me Ukrainën dhe sfidën ndaj Polonisë, të vlefshme për Ligën e Kombeve.
Për befasinë e të gjithëve, rikthehet në kombëtaren italiane Sebastian Giovinco i cili luan në MLS me skuadrën e Torontos, ndërsa është thirrur për herë të parë edhe sulmuesi i Sampdorias, Gianluca Caprari.
Ndërkohë, këtë herë trajneri Mancini ka vendosur të lërë jashtë listës së të grumbulluarve Mario Balotellin, i cili nuk ka bindur në dy ndeshjet e shtatorit, por edhe sulmuesin e Torinos, Andrea Belloti që nuk po kalon formë të mirë.
Lista e plotë e të ftuarve:
Portierë: Cragno (Cagliari), Donnarumma (Milan), Perin (Juventus), Sirigu (Torino)
Mbrojtës: Acerbi (Lazio), Biraghi (Fiorentina), Bonucci (Juventus), Chiellini (Juventus), Criscito (Genoa), D’Ambrosio (Inter), Emerson Palmieri (Chelsea), Florenzi (Roma), Romagnoli (Milan)
Mesfushorë: Barella (Cagliari), Bernardeschi (Juventus), Bonaventura (Milan), Gagliardini (Inter), Jorginho (Chelsea), Pellegrini (Roma), Verratti (Psg)
Sulmues: Berardi (Sassuolo), Caprari (Sampdoria), Chiesa (Fiorentina), Cutrone (Milan), Giovinco (Toronto), Immobile (Lazio), Insigne (Napoli), Zaza (Torino). (KP)