Blerta Deliu e kujton vjehrrën me lot në sy: Ka qenë grua e jashtëzakonshme (video)
23 tetor 2022
| 13:16
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu – Kodra ka qenë e ftuar në emisionin “Shija e Anës” në “Klan Kosova”.
Në këtë emision, ajo ka shijuar ushqimin meksikan të përgatitur nga Ana Rrustemi.
Përveç ushqimit, të qeshurave, batutave e përgjigjeve ndaj publikut e shumë temave, patjetër që nuk mungoi edhe aspekti personal, emocioni e kujtimet.
Gjatë emisionit Blerta Deliu – Kodra është emocionuar duke kujtuar vjehrrën e ndjerë, duke zbuluar momentin se si e kuptoi që ajo më nuk po jetonte.
“E kam pasur shumë vështirë dhe nuk e kam ditur si të sillem me burrin. Ka qenë grua e jashtëzakonshme, më ka ndihmuar shumë në rritjen e djalit, është kthyer nga Gjermani që të jetë afër meje. Ka qenë shumë moment i vështirë vdekja e saj”, ka thënë ajo.