Kusari-Lila: Ligji e përcakton qartë, s’ka kompensim për grevistët
03 tetor 2022
| 11:45
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Ligji për grevën e përcakton qartë mënyrën e kompensimit për grevistët.
Ajo pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se është përgjegjësi e agjencive buxhetore që ta bëjnë ose jo ekzekutimin, ndonëse ligji e thotë një gjë të tillë.
“Ligji për grevën e përcakton kompensimin ose jo të atyre që janë në grevë. Nuk kompensohen për ditët në grevë”.
“Është përgjegjësi e agjencive buxhetore. Këto pyetje të adresohen te institucionet përgjegjëse si te Ministria e Financave po ashtu edhe të agjencitë e tjera”, ka thënë ajo.