OEGJK takim me kompanitë eksportuese
Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK), organizoi të premten takim ndërmjet anëtarëve dhe përfaqësueseve të Doganës së Kosovës.
Gjatë takimit u bisedua për procedurat e eksportit, si dhe lehtësirat doganore, duke përfshirë lehtësimin e proceduarave te dokumentacionit përkatës për produktet me akcizë, përmirësimin e infrastrukturës dhe digjitalizimin e disa proceseve.
Drejtori i Doganës Bahri Berisha, ka thënë se Dogana është duke punuar në krijimin e një platforme të unisuar digjitale të quajtur ‘’Single Windoë’’, e cila synon lehtësimin e mëtutjeshëm të procedurave doganore.
Kurse, Nora Hasani, drejtoreshë e OEGJK dhe Fadil Hoxha anëtar bordi i OEGJK, u zotuan të përkrahin krijimin e një platforme të tillë prej të cilës do të përfitonin edhe anëtarët e odës.
Përvojat e ndara nga firmat eksportuese, të pranishme, me Doganën ishin të mira. U inkurajua dialogu i mëtutjeshëm me Doganë dhe komunitetin e biznesit.
Në përgjithësi, sipas të dhënave doganore, eksporti në Kosovë ka shënuar trend pozitiv dhe parashikimet për vitet e ardhshme janë po ashtu admiruese.
Në takim ishte i pranishëm edhe eksperti gjerman për zhvillim të eksportit, Heiner Benzing, si pjesë e programit SES përfaqësues i të cilit është OEGJK në Kosovë. Ai theksoi se gjatë këtyre tri javëve qëndrimi ka vizituar kompani anëtare të OEGJK dhe ka vërejtur kualitetin e lartë të produkteve të prodhuara vendore dhe potencialin e madh për të eksportuar në Gjermani.