​ Tahiri, Kurtit: Frikacak, dje s’guxove ta ndaloje liturgjinë në ‘kishën e Arkanit’

11 qershor 2021 | 14:39

Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mosndalimin e mbajtjes së liturgjisë në kishën ortodokse serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës, e cila është organizuar dje.

Me këtë rast, Tahiri e ka quajtur frikacak Kurtin.

“Dje e patë në dorë ta ndalosh liturgjinë në kishën serbe. Pse ndryshove kaq shumë nga të qenurit në opozitë në të qenurit kryeministër. Po na e dëshmon se ky është një aksident elektoral. Ky nuk është lider, ky është frikacak. Shumë shpejt me qasjen që e ke, do të dezertosh edhe kësaj here. Tha ‘provoni me m’rrëzu edhe një herë’. Me gjasë nuk do me vazhduar. Por, këtë se dëshirojmë, i ka fituar zgjedhjet vazhdo përmbushi premtimet”, ka thënë Tahiri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK),…