22 vjet nga masakra në Mejë
27 prill 2021
| 07:47
Sot shënohet përvjetori i 22-të i masakrës në Mejë të Gjakovës, ku më 27 prill 1999 u vranë 376 persona.
Forcat serbe rrethuan Rekën e Keqe dhe Lugun e Carragojës në rrethinën e Gjakovës. Brenda disa orëve u krye ekzekutimi më makabër dhe masakra më e madhe në luftën e Kosovës gjatë viteve 1998-1999.
Grumbullimi i meshkujve në grupe nga mosha 15-60 vjeçare filloi në orët e hershme të mëngjesit, në një bilanc të tmerrshëm u goditën 15 fshatra të rrethit të Gjakovës duke i ekzekutuar të gjithë meshkujt shtëpi për shtëpi.
Në përkujtim të kësaj masakre, sot në orën 13:00 në kompleksin memorial në Mejë do të mbahen homazhe nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.