23 vjet nga masakra në Lagjen e Boshnjakëve
15 prill 2022
| 08:23
23 vjet më parë kriminelët serbë ua morën jetën 23 civilëve të pafajshëm në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë.
Forcat serbe më 15 prill të vitit 1999, pasi kishin mbledhur rreth 80 persona në shtëpinë e Mustafë Sahitit, kishin nisur torturimin e tyre dhe kishin vrarë 23 shqiptarë në lagje.
Shtëpia në të cilën ndodhi masakra tashmë është shndërruar në muze.