50 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe
Sot bëhen 50 vjet nga hapja e punimeve të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe.
Në Kongresin e Drejtshkrimit të 20 nëntorit 1972 në Tiranë të pranishëm ishin albanologë nga mbarë trevat shqiptare.
Në këtë kongres morën pjesë 87 delegatë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, si dhe nga arbëreshët e Italisë.
Qëllimi i kongresit ishte të përcaktonte parimet dhe drejtimet kryesore të hartimit të drejtshkrimit, për të pasur një gjuhë letrare të njësuar. Gjuha letrare u krijua që shqiptarët të kuptoheshin më lehtë me njeri-tjetrin dhe të vihej një standard i përhershëm drejtshkrimor.
Në unifikimin e standardeve të gjuhësh shqipe, rol të rëndësishëm ka luajtur delegacioni nga Prishtina.
Kongresi u pasua pas një takimi me rëndësi që ishte mbajtur në Prishtinë, ku ishte vendosur për shumë standarde gjuhësore./KP