Agjencia për Informim dhe Privatësi ka pranuar rreth 200 ankesa
28 janar 2022
| 13:30
Agjencia për Informim dhe Privatësi deri më tani ka pranuar 43 ankesa në raport me mbrojtjen e të dhënave personale dhe 147 ankesa të tjera në raport me qasjen në dokumentet publike.
Kështu ka bërë me dije Krenare Sogojeva-Demaku, komisionere për Informim dhe Privatësi me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Privatësisë.
Komisionerja Sogojave-Demaku tha se kjo ditë ndërkombëtare, sot e gjen Kosovën me një agjenci funksionale për qasje dhe mbrojtje të të dhënave personale.
Në anën tjetër, zyrtarë të Këshillit të Evropës në Kosovë, kanë kërkuar nga autoritetet kosovare zbatimin legjislacionit në fuqi për të garantuar të drejtën e mbrojtës së të dhënave private.