​Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri: Bob Dole ishte patriot i vërtetë amerikan

05 dhjetor 2021 | 20:51

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka reaguar pas lajmit për vdekjen e mikut të madh të shqiptarëve, senatorit Bob Dole.  “Bob Dole ishte një patriot i vërtetë amerikan. Duke kapërcyer plagët e rënda të marra gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai u bë një luftëtar i fuqishëm për kauzën e lirisë. Jeta e tij në shërbimin publik do të mbahet mend jo vetëm në Amerikë, por në mbarë botën, përfshirë Shqipërinë. U preftë në paqe”, shkruan diplomatja amerikane në “Facebook”.

Robert Dole ndërroi sot jetë në moshën 98-vjeçare.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Keni bërë seks në dimër apo po mendoni të bëni…