Anulohet konkursi për dhënien në shfrytëzim të kiosqeve në Prishtinë
19 gusht 2019
| 16:12
Pas akuzave e kundërakuzave se vendimi për hapjen e konkursit ka qenë për interesa personale, Kuvendi Komunal i Prishtinës me 28 vota për dhe 11 kundër ka anuluar konkursin për dhënien në shfrytëzim të kiosqeve. Përfaqësuesit dhe pronarët e kiosqeve para fillimit të seancës kanë protestuar para komunës. Pastaj ata me fillimin e seancës kanë hyrë në sallën e Kuvendit Komunal, ku pas një diskutimi mbi një orë ky vendim është shfuqizuar.