“Ballkani i hapur”, nënshkruhen katër marrëveshje
Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, në kuadër të “Ballkanit të Hapur” kanë nënshkruar të mërkurën katër marrëveshje të bashkëpunimit në Ohër.
Tri shtetet nismëtare të “Ballkanit të Hapur” kanë nënshkruar marrëveshjen për luftën kundër evazionit fiskal, njohjen e diplomave të arsimit të lartë, bashkëpunimin kulturor dhe bashkëpunimin në fushën e turizmit.
Muaj më parë tri shtet kanë nënshkruar edhe disa marrëveshje të tjera që sipas tyre lehtësojnë barrierat tregtare.
Ndryshe Kosova ka refuzuar pjesëmarrjen në këtë samit.
Përmes një letre, ditë më parë kryeministri Albin Kurti, ka refuzuar ftesën për të qenë pjesë e këtij samiti në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Përpos kësaj, Kurti shpesh herë është deklaruar kategorikisht kundër kësaj nisme.