Beqaj dhe ambasadori i Francës diskutojnë për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik
Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka pritur në takim ambasadorin francez në Kosovë, Didier Chambert, me të cilin ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik, krijimit të vendeve të reja të punës dhe shfrytëzimin e ideve inovative në dobi ekonomike.
“Mundësitë e krijimit të lidhjeve ekonomike, krijimi i vendeve të punës dhe shfrytëzimi i ideve inovative të të rinjve tanë për të rritur mundësitë e bashkëpunimit, ishin temat kryesore të këtij takimi”, ka bërë me dije ministri Beqaj.
Ai ka theksuar se kërkesën e tij për ekspertizë për procesin e selektimit të përfituesve të programit për financim të NVM-ve dhe bizneseve fillestare Start-up, ambasadori Chambert e pranoi me kënaqësi.
Beqaj e informoi mysafirin francez për potencialin e të rinjve të Kosovës dhe idetë e tyre inovative, që do ta bëjnë ndryshimin e ekonomisë së Kosovës duke e shndërruar atë në ekonomi digjitale.
/Epoka e re/