​“Blick” e fut Thaçin në listën e nëntë liderëve më të fuqishëm të botës

29 dhjetor 2018 | 11:19

Gazeta më e lexuar në Zvicër “Blick“ ka bërë një analizë për sfidat që i presin nëntë krerë të shteteve më të fuqishme të botës.

Në mesin e këtyre liderëve, që pritet të lënë gjurmë në vitin 2019, gazeta më e madhe në Zvicër e ka përfshirë edhe Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Sipas “Blick”, liderët përcaktues që bota të mos dalë nga kontrolli janë Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Kryetarja e ardhshme e Kongresit Amerikan, Nancy Pelosi, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, Mbreti i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, Kryeministrja e Britanisë, Theresa May dhe Presidentja e Rumanisë, Viorica Dancila.

Duke analizuar sfidat e vitit 2019 që e presin Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, “Blick” shkruan se në dhjetor Thaçi njoftoi themelimin e ushtrisë së Kosovës, derisa Serbia që asnjëherë nuk e ka pranuar Kosovën u tërbua.

Sipas gazetës, viti 2019 do të jetë detyrë e Thaçit që të vazhdojë të mbrojë pavarësinë e vendit të tij dhe të kontribuojë në stabilitetin e rajonit, pas themelimit të ushtrisë, pa e nxitur më tej konfliktin.

“Blick“ ka shpjeguar se cilat janë sfidat që pritet t’i kenë këta nëntë politikanë të rëndësishëm të botës. (Ksp)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në këtë numër ekskluziv dhe festiv të gazetës “Epoka e…