​Daçiqi: Shqiptarët dëshirojnë të vijnë deri në Nish

21 gusht 2018 | 16:49

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se shqiptarët dëshirojnë të vijnë deri në Nish.

Ai pas takimit me diplomatin rus, Sergej Lavrov, ka thënë se kërkesat e shqiptarëve janë dëshmi e mungesës së gatishmërisë për kompromis.

“Të gjithë duan projektin e Shqipërisë së Madhe dhe për ata e gjithë kjo është pak, duan të vijnë në Nish. Ata do të merrnin gjysmën e Malit të Zi, gjysmën e Maqedonisë dhe veriun e Greqisë”, ka thënë Daçiq.

Sipas tij, kremtimi i datëlindjes së ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, ditë më parë në Prishtinë, “është i vetmi vend në botë ku festohet, përveç në shtëpinë e tij.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkencëtarët kanë bërë me dije se kanë të dhëna përfundimtare…