Ekipi anglez i xhudos vjen në Kosovë për ta rritur performancën
Një ekip anglez i xhudos ka arritur në Kosovë për rritjen e performancës duke u stërvitur bashkë me ekipin e xhudos të Kosovës në Pejë.
Trajneri Driton Kuka ka thënë se janë shumë ekipe dhe trajnerë më nam botëror që po e vizitojnë qendrën nacionale të xhudos në Pejë. Madje, sipas tij, trajneri që ka arritur me ekipin anglez, kishte ardhur në Kosovë pas luftës me ushtrinë angleze.
“Qendra Nacionale në Pejë. Foto me pamje të mrekullueshme të bjeshkëve që rrethojnë qytetin tonë. Trajnerë me nam nga mbarë nota me ekipet e tyre po qëndrojnë këto ditë në Pejë. Kësaj radhe e veçantë ardhja e ekipit anglez në vendin tonë. Një prej tyre kishte zbarkuar me ushtrinë angleze si ushtar pas luftës e tash po vjen si trajner me ekipin e xhudos për të stërvitur me ekipin tonë për ta rritur performancën e ekipit të tij!”, ka shkruar Kuka në profilin e vet në “Facebook”.