​Erza, e pesta në Kupën Evropiane

09 shkurt 2019 | 20:58

Erza Muminoviq (-48kg) sot ka garuar në kupën Evropiane U18 në Follonika të Italisë, ajo fitoi 3 ndeshje dhe humbi 2.

Erza në ndeshjen e parë humbi me Ippon, nga garuesja italiane Carlotta Avanzato, ajo u terhoq nga kundërshtarja për të garuar për medalje të bronztë.

Në ndeshjen e parë të repasazhit Erza mposhti me Ippon, francezen Clemence Polet.

Në ndeshjen e dytë Erza mposhti me Ippon, hungarezen Rita Rebeka Koszegi.

Erza në ndeshjen e tretë mposhti me Ippon, rusen Aina Moiseeva.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munich ka shënuar fitore të lehtë në shtëpi ndaj…