​Familjarët kërkojnë nga qeveria e re zbardhjen e fatit të pagjeturve  

10 nëntor 2019 | 13:04

Çështja e të pagjeturve tash e 20 vite mbetet barrë e madhe për institucionet e Kosovës.

Familjarët e të pagjeturve kërkojnë nga qeveria e re që për fatin e të zhdukurve të diskutohet në Bruksel.

Madje ata presin që të jenë edhe pjesë e ekipit negociator për dialogun me Serbinë.

Vetëvendosje nuk e përjashton mundësinë, por që fillimisht do të rishikohen marrëveshjet e deritanishme të nënshkruara me palën serbe. (ksp)

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupet audiovizuale britanike “BBC” dhe “ITV” ka prezantuar në Britaninë…