​Formohet grupi punues për monitorimin e Ligjit anti-Covid

31 maj 2021 | 14:22

Komisioni për Shëndetësi gjatë mbledhjes së sotme ka formuar grupet punuese për monitorim të zbatimit të dy ligjeve, atë për shëndetin mendor dhe Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19.

Edhe në këtë mbledhje opozita ka kërkuar që fushëveprimtaria dhe emërtimi i Komisionit për Shëndetësi të plotësohet edhe me mirëqenin sociale.

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosjes, Burim Karameta, do ta kryesojë grupin punues të monitorimit të Ligjit për shëndetin mendor. Ai ka thënë se meqenëse ky ligj ka ngecje në zbatueshmëri “duhet të bëhet një analizë rreth kësaj çështje për të parë se a ka nevojë për amandamentim”.

Anëtarë të këtij grupi punues janë edhe deputetë: Haxhi Avdyli, Armend Zemaj, Shemsedin Dreshaj, Uran Ismaili dhe Fatmire Kollçaku.

Ndërsa  deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu është vendosur që të kryesojë grupin punues për Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19.

Në këtë grup punues do jenë anëtarë edhe deputetët: Armend Zemaj, Labinot Demi-Murtezi, Shemsedin Dreshaj, Mirsad Shkreta dhe kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Blogeret e “Instagram”-it po inkurajojnë ndjekësit e tyre që të…