​Haziri: Do të fitojmë pa balotazh në Gjilan

17 tetor 2021 | 20:13

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, është shprehur i bindur se kjo parti ka fituar pa balotazh këtë komunë.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se do të konfirmohen shumë shpejt fitorja e LDK-së në Gjilan.

“Sipas shënimeve të para dhe mostrat që LDK i merr nga terreni dhe exit-poll natyrisht ne jemi fitues të dyfishtë. LDK ka fituar edhe për zgjedhjet për kryetar komune, ka fituar edhe zgjedhjet për parti në kuvend komunal. Dhe jemi në përqindje dhe diferencë të qëndrueshme dhe shënimet tona thonë që nga rezultatet ku nuk ka pasur marzhë të exit-poll, LDK prin larg dhe do të dalim mbi marzhën e gabimeve të exit-poll. Që nënkupton që deri në mesnatë do të dalim pa balotazh fitues. Dhe kjo na bën të përgjegjshëm të përgjegjshëm dhe krenar”,  ka deklaruar  Haziri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar të publikojë në kohë…