Hoti thotë se brenda tri ditësh dihet emri i kandidatit të LDK-së për kryeministër
26 dhjetor 2020
| 14:08
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) brenda tri ditësh do ta caktojë kandidatin për kryeministër.
“Besoj për dy-tri ditë do të dalim edhe me emrin e kandidati. Nuk mund të flas për emra të përveçëm, për askënd, përfshirë edhe vetën time, pa u përmbyllur diskutimet”, ka thënë ai pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së.