Hoti: Zgjedhjet janë zgjidhje
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se mungesa e njohjeve të reja dhe ngecjet në liberalizimin e vizave janë procese që po dëmtohen shumë nga propozimi për ndryshimin e kufijve.
Në një postim në llogarinë e vet në “Facebook”, ai ka shkruar se procesi i njohjeve është reduktuar deri aty ku demantimet se ky apo ai shtet nuk e ka tërhequr njohjen po konsiderohet sukses i madh, derisa për ngecjet në procesin e liberalizimit të vizave po akuzohet se është Brukseli.
“Mungesa e njohjeve të reja dhe ngecjet në liberalizimin e vizave janë procese që po dëmtohen shumë nga propozimi për ndryshimin e kufijve. Për rrjedhojë, procesi i njohjeve është reduktuar deri aty ku demantimet se ky apo ai shtet nuk e ka tërhequr njohjen po konsiderohet sukses i madh. Kurse për ngecjet në procesin e liberalizimit të vizave po akuzohet se është Brukseli. Megjithë këto efekteve të dëmshme, po vazhdohet me propozimin jo normal për ndryshimin e kufirit duke pretenduar normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne do të vazhdojmë pa hezitim për ta ndalur këtë ide që po nxjerrë çdo proces nga binarët kushtetues dhe po dëmton çdo raport normal me aleatët tanë. Ne kemi përgjigje që ta bëjmë këtë. Zgjedhjet janë zgjidhje. Ne nuk do të ndalemi, përkundrazi”, ka shkruar Hoti.
/Epoka e re/