Ilir Ferati, kryetar i ri i LDK-së në Istog
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se në kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor në Istog, Ilir Ferati është zgjedhur kryetar i ri i degës së LDK-së në këtë komunë.
Abdixhiku ka shkruar në “Facebook” se zgjedhjet në LDK janë gjithmonë festë, por këto të Istogut vijnë pas shuarjes së hershme të Haki Rugovës.
“Me Ilirin, kryetarin e tanishëm të komunës dhe tani kryetarin e ri të degës, rrugëtimi ynë politik për një Kosovë të drejtë e përparimtare vazhdon gjithherë”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Abdixhiku:
Sot, me bashkëpunëtorë, qëndruam në Istog – një ndër qytetet më të bukura të Kosovës. Aty mbajtëm Kuvendin e Jashtëzakonshëm Zgjedhor.
Iliri, u zgjodh kryetar i ri i degës sonë në Istog.
Zgjedhjet në LDK janë gjithmonë festë; por këto të Istogut na vijnë pas shuarjes së hershme të Haki Rugovës. Me Ilirin, kryetarin e tanishëm të komunës dhe tani kryetarin e ri të degës, rrugëtimi ynë politik për një Kosovë të drejtë e përparimtare vazhdon gjithëherë.