Isufi: Opozita e interesuar ta rrëzojë Qeverinë dhe të vijë në pushtet
06 shtator 2018
| 17:08
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë se opozita nuk ka shprehur gatishmëri për të vazhduar seanca e Kuvendit të Kosovës.
“Kjo tregoi që kemi të bëjmë me interesa politike. Ne ofruam variante, nuk pat gatishmëri. Ofruam të mbahen seanca njëra pas tjetrës nuk pat përsëri gatishmëri. Kemi të bëjmë me një politikë që do ta rrëzojë Qeverinë dhe të vijë në pushtet”, tha Isufi pas mbledhjes se Kryesisë se Kuvendit.