​Italia 83 vjet më parë pati pushtuar Shqipërinë

07 prill 2022 | 08:37

Më 7 prill të vitit 1939 Italia pushtoi Shqipërinë. Ishte një fushatë e shkurtër ushtarake nga Mbretëria e Italisë kundër Mbretërisë Shqiptare.

Konflikti ishte rezultat edhe i një gare pushtimesh midis Musolinit dhe Hitlerit. Pasi Hitleri kishte pushtuar Çekosllovakinë më 15 mars, pa njoftuar paraprakisht Musolinin, diktatori italian vendosi të vazhdojë aneksimin italian të Shqipërisë.

Mbreti Zog iku dhe, pas shumë ndalesash në disa kryeqytete evropiane, familja mbretërore u vendos në Angli, ku qëndroi deri në vitin 1946 para se të shkonte në Egjipt me ftesë të mbretit Faruk.

Në vitin 1955 familja mbretërore shqiptare në mërgim vendoset në Francë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë…