Kamberi: Marrëveshja për dokumentet, e mirëseardhur edhe për qytetarët e Luginës
28 gusht 2022
| 12:17
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka mirëpritur marrëveshjen për dokumente ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se ajo është e mirëseardhur edhe për qytetarët e Luginës së Preshevës.
“Përshëndes marrëveshjen e arritur me ndërmjetësimin e BE-së e përfshirjen e drejtëpërdrejt të SHBA-ve. Lëvizja e lirë, sidomos e qytetarëve të Republikës së Kosovës, po merr kuptim. Marrëveshjet si këto janë të mirëseardhura edhe për qytetarët e Luginës së Preshevës”, ka shkruar Kamberi në llogarin e vet në “Facebook”.