​Kamberi: Pushteti i Vuçiqit mbetet faktor destabilizues për rajonin

20 tetor 2021 | 22:06

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se raporti i ri i progresit i Komisionit Evropian për Serbinë dëshmon se pushteti aktual i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq mbetet faktor destabilizues për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në një shkrim në llogarinë e tij në “Facebook”, ka përmendur shkeljet që Serbia vazhdon t’i bëjë në shumë aspekte.

Postimi i plotë i tij:

TË DHËNAT E RAPORTIT TË PROGRESIT, TREGUESE TË PUSHTETIT DESTABILIZUES DHE AUTORITAR TË VUÇIQIT

Raporti i sapopublikuar i Progresit i Komisionit Evropian për Serbinë dhe rajonin dëshmon se pushteti aktual i Presidentit Aleksandër Vuçiq nuk ka vullnet politik në njërën anë për demokratizim dhe evropianizim të vendit, e në anën tjetër mbetet faktor destabilizues për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Që nga shkeljet në të drejtat fundamentale të njeriut, trajtimit të drejtave të pakicave kombëtare, pasivizimit të adresave, gjuhës së urrejtjes nga zyrtarët e lartë, mungesën e demokracisë gjithëpërfshirëse, lirinë e shprehjes dhe përfshirjen e shqiptarëve në institucione, e deri te gjendja jostabile në Veriun e Kosovës, Bosnje dhe Herzegovinë, Mal të zi; me Serbinë si vektor destabiliteti të tyre, flasin më së miri për pushtetin e sotëm në Beograd.
Në anën tjetër, veprim inkurajues është harmonizimi i politikave rreth Ballkanit Perëndimor midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, të shprehur sot përmes kumtesës së përbashkët të Sekretarit Amerikan të Shtetit, z.Anthony Blinken dhe Përfaqësuesit të BE-së për Politikë të Jashtme, z.Josep Borell.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së edhe për një mandat në komunën e…