​Kamenicasit po shpërngulen, Kastrati tregon planin për ndaljen e kësaj dukurie (Video)

05 gusht 2018 | 16:13

Ka më pak se shtatë muaj që kur është zgjedhur në krye të Komunës së Kamenicës. Qëndron Kastrati, është kryetari më i ri në moshë i një komunë në Kosovë.

30-vjeçari nga Hogoshti i Kamenicës, ka fituar udhëheqjen e qeverisjes lokale në Kamenicë në zgjedhjet fundit lokale si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje. Tani ai është pjesë e Partisë Social Demokrate.

Në një intervistë për “Kosovapress”, Kastrati nuk flet shumë për lëvizjen e tij të fundit politike.

Duke ditur rëndësinë e investimeve kapitale dhe krijimit të shërbimeve më të mira për qytetarët, ai është ankuar për diskriminim që i bëhet ligjërisht komunave të vogla si Kamenica për shkak të buxhetit shumë të ulët për investime që do ta zhvillonin mirëqenien qytetare.

Kryetari Kastrati ka thënë se ka një trend të shpërnguljes së popullatës prej Kamenicës, pikërisht për shkak të specifikave të përmendura, e që lidhen me zhvillimin e komunës.

Një mundësi për të përmirësuar gjendjen ekonomike sipas tij, është lehtësimi i të bërit biznes nga qeverisja qendrore dhe investimi në sektorin e bujqësisë.

Ai ka thënë së është duke synuar që 50 për qind të kohës ta kalojë për të tërhequr fonde qoftë prej nivelit qendror qoftë prej organizatave të ndryshme.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ngjashmëria me nënën e saj Stephanie të Monacos është e…