​Kërkohet reforma e sistemit pensional në Kosovë

22 maj 2018 | 16:03

Në Kosovë aktualisht janë rreth 200 mijë persona që përfitojnë nga skema pensionale. Për këtë Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale është duke përgatitur ligjin e ri, me të cilin do të harmonizohen të gjitha skemat pensionale.

Këtë e ka bërë të ditur zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Lulzim Leci, në tryezën e organizuar nga INDEP-i, me temën “Sistemi pensional i Kosovës, sfidat dhe mundësitë”.

Leci ka theksuar se MPMS në kuadër të orarit të vet legjislativ dhe parashikimeve të saj për këtë vit ka dorëzuar në Qeveri që të bëhet një ligj i përbashkët për të gjitha skemat pensionale, të financuara nga shteti, i cili parashihet që të miratohet vitin e ardhshëm. “Në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale menaxhohen shumë skema pensionale të ndryshme të shoqërisë sonë, që kuptohet në një apo formë tjetër iu dalin në ndihmë personave të moshuar, personave me nevoja që janë përafërsisht 200 mijë përfitues, por që këto ligje të ndara veç e veç sigurisht që paraqesin edhe mungesa në zbatim, paraqesin edhe vështirësi. Besoj se është një nismë e mirë e harmonizimit të në ligj që do të inkorporonte të gjitha skemat pensionale në Kosovë”, ka thënë  Leci.

Selatin Kllokoqi nga INDEP-i, ka prezantuar punimin me temën “Sistemi pensional i Kosovës, sfidat dhe mundësitë”, në të cilën janë paraqitur të dhëna të përfituesve të pensionit nga këto skema. Ai e ka quajtur të domosdoshëm reformën në sistemin pensional, pasi numri i atyre që përfitojnë nga skemat pensionale çdo vit po rritet. “Vitin e kaluar ka qenë diku 338 milionë euro pensione, vetëm pensione. Çdo vit është duke u rritur, këtë vit kemi tri skema të reja që janë duke u implementuar, të cilat me siguri do të arrijnë edhe 20 milionë euro, plus rritja natyrore, diku me siguri 400 milionë euro do të shkojmë me pagesa për pensione. Gjithashtu, kemi në pritje skema të reja në pritje për t’u aprovuar, nëse aprovohen ato do të shtojnë ende koston, kështu që në të ardhmen e afërt qysh janë tendencat do të shkoj duke i rritur”, ka thënë Kllokoqi.

Sipas tij,  deri më tani janë 22 skema, kategori përfituese të pensioneve, të cilat rregullohen me shtatë apo tetë ligje, të cilat i rregullojnë ato. “Serbia në Kosovë paguan diku 32 mijë pensione, ndërsa ata mund të marrin në Kosovë edhe pensionin bazë 75 euro. Sipas tij, ka edhe pensionist që merr pensionin nga Gjermania, Zvicra apo shtetet tjera dhe merr pensionin bazë 75 euro”, ka thënë ai.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Komitetit Botëror të Paqes, dr. Djuyoto Suntani, me…