Komisioni për Administratë Publike miraton projektligjin për zyrtarët publikë
29 janar 2019
| 12:41
Komisioni për Administratë Publike, ka miratuar sot projektligjin për zyrtarët publik dhe atë për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe agjencive të pavarura, me ç’rast u aprovuan një varg amandamentesh.
Ndërsa pritet të shqyrtohet edhe projektligji për paga në sektorin publik.
Kryetari i komisionit, Nait Hasani, tha se kanë pasur presion të vazhdueshëm nga të gjitha institucionet për ta shtyrë projektligjet përpara.