Komisioni për Buxhet miraton raportin me amendamente për buxhetin e viti 2022
13 dhjetor 2021
| 15:48
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, pa diskutime dhe me shumicë votash ka miratuar Raportin me amendamente për Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2022.
Kryetari i Komisionit Armend Muja, ka propozuar që seanca e Kuvendit të Kosovës për shqyrtimin e projektbuxhetit në lexim të dytë, të bëhet sa më parë që është e mundur, para datës së caktuar 22 dhjetor.
Projektbuxheti 2022 i planifikuar mbi 2.7 miliardë euro është miratuar në lexim të parë më 25 nëntor.