Konfirmohet rasti i dytë me koronavirus në Serbi
09 mars 2020
| 19:14
Një rast i dytë i një personi të infektuar me koronavirus është konfirmuar në Serbi.
Kështu së paku raportojnë mediat serbe, duke u thirrur në uebfaqen së Ministrisë së Shëndetësisë covid.rs.
Siç pretendohet më tej, bëhet fjalë për një rast të konfirmuar tek një shtetas kinez.
Përndryshe, të gjithë njerëzit tjerë të testuar sot thuhet se kanë dalë negativë për virusin.
Ndryshe, rasti i parë në Serbi ishte konfirmuar mëmë 6 mars, për një person të infektuar nga Backa Topola.