Koreja e Veriut ‘shkrep’ aksidentalisht një raketë
04 maj 2020
| 00:42
Sekretari i Shtetit Mike Pompeo vlerësoi sot se ushtarët e Koresë së Veriut me gjasë qëlluan rastësisht në pikën kufitare me Korenë e Jugut.
Ushtria e kësaj të fundit është kundërpërgjigjur duke shtënë me armë të zjarrit sot në mëngjes sipas kohës lokale, por nuk ka pasur të lënduar.
“Ne mendojmë se ishte një aksident. Koreja e Jugut riktheu zjarrin. Tani për tani, mund të themi se nuk kishte humbje nga të dyja palët”, tha Pompeo për “BBC”.
Ai nuk ka dashur të komentojë shëndetin e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, por tha se “lideri veri-korean duket të jetë i gjallë dhe mirë”. “Ne e dimë që ka pasur periudha më të gjata kur Kim ka qenë jashtë vëmendjes së publikut, kështu që ky nuk është një precedent,” u shpreh Pompeo./TCh