LDK-ja dhe LV-ja bojkoton seancën e rregullt
13 shtator 2018
| 10:53
Seanca e rregullt ka nisur me bojkotimin e saj nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LV), pasi kanë kërkuar që fillimisht të mbahet seanca e jashtëzakonshme e kërkuar nga opozita.
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se opozita ka kërkuar një seancë për të mos diskutuar korrigjimin e kufirit.
Ai ka thënë se vlerëson që veprimet e presidentit janë kundër kushtetuese dhe në seancën e jashtëzakonshme, opozita ka bërë një rezolutë për t’i ndaluar këto veprime.
“Unë iu ftoj kryetar i Kuvendit që të thirreni seancën e jashtëzakonshme sipas kërkesës së opozitës, nuk është në rregull që të mbahet asnjë seancën e rregullt pa u kryer ajo e jashtëzakonshmja”, ka thënë Hoti.
/Epoka e re/