Lëvizja Vetëvendosje! kallëzim penal për rritjen e pagave nga Qeveria
28 qershor 2018
| 22:29
Lëvizja Vetëvendosje! ka njoftuar se nesër (e premte), do të dorëzojnë kallëzim penal kundër ngritjes së pagave nga Qeveria e Kosovës.
“Nesër, e premte, në orën 11:15, Lëvizja Vetëvendosje! nëpërmjet deputetes Albulena Haxhiu dorëzon Kallëzimin Penal për vendimin e rritjes së pagave nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Pas dorëzimit do të ketë edhe deklarim për media tek Pallati i Drejtësisë!”, është thënë në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje!