​May: Nuk ka Brexit pa marrëveshje

17 janar 2019 | 21:23

Kryeministrja britanike, Theresa May, e gjykoi sot si të pamundur që të përjashtohet skenari i një Brexit pa marrëveshje, një kusht i vendosur nga lideri i opozitës Laburiste, Jeremy Corbyn, për të zhvilluar me atë bisedime në mënyrë që të arrihet një konsensus mbi një marrëveshje të daljes.

“Ju keni deklaruar që përjashtimi i një Brexit pa marrëveshje, është një parakusht që ne të mund të takohemi”, deklaroi kryetarja britanike në një përgjigje të shkruar ndaj shefit të laburistëve, shkruan “ATSH”.
Sipas saj, është një kusht i pamundur, sepse nuk është në dorën e qeverisë të përjashtohet një dalje pa marrëveshje.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jose Mourinho e ka vlersuar Interin si skuadrën më të…